×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell, Blinkenit për takimin e Ohrit: Askush s’e nënshkroi “marrëveshjen”

    Reporteri
    22 Mars 2023 | 19:29
    Ish-emisari special amerikan, Richard Grenell

    Ish-emisari special amerikan, nga Presidenca Trump, Richard Grenell i ka reaguar sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, mbi marrëveshjen e planit evropian në Ohër.

    “Askush nuk e nënshkroi ‘marrëveshjen’…”, ka shkruar Grenell në Twitter, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    “Seriozisht” shkroi Grenell tutje, duke e rishpërndarë deklaratën e Blinkenit ku thotë se “Shtetet e Bashkuara mirëpresin marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja që Kosova dhe Serbia arritën dje. Ne jemi krenarë që mbështesim marrëveshjen dhe mbetemi të përkushtuar për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik”.

    Kujtojmë se Richard Grenell kishte luajtur rol në arritjen e Marrëveshjes së Normalizimit Ekonomik Kosovë-Serbi në vitin 2020 në Washington D.C., atë kohë kur SHBA qeverisej nga Donald Trump dhe Kosova nga Avdullah Hoti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!