×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell injoroi Lajçakun: Jemi në koordinim të plotë me Gjermaninë e Francën

    Reporteri
    19 Qershor 2020 | 15:12

    Emisari special për ‘Marrëveshjen e Paqes” mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka thënë të enjten se këshilltarët politikë për siguri kombëtare të Francës dhe Gjermanisë janë të informuar për planin amerikan në dialog. Ai tha se ky proces do të ketë dy faza, e para ajo ekonimike që do të nisë në Uashington, ndërsa e dyta ajo politike që do të vazhdojë në BE.


    Duke mos përmendur koordinimin me Bashkimin Evropian, por koordiminin me vetëm dy qendra: Gjermaninë dhe Francën, Grenell tha se të dyja këto vende e dinë rolin amerikan në këtë proces.

    I pyetur pse emisari europian, Miroslav Lajcak nuk e di që SHBA dhe BE janë në rrugën e njejtë, ai u shpreh:

    “Kushdo që e thotë këtë, ju nuk duhet ta dëgjoni, sepse kjo nuk është e vërtetë. Unë jam koordinuar shumë herë me këshilltarin francez për siguri kombëtare, Emmanuel Bonne, dhe me këshilltarin gjerman për siguri kombëtare, Jan Hecker. Ata të dy e dinë se cili është roli i kufizuar i Shteteve të Bashkuara”.

    Ai tregoi fazën e parë të këtij procesi, i cili do të udhëhiqet nga Amerika.

    “Ne jemi të fokusuar në pjesën ekonomike dhe kjo është pjesa e vetme për të cilën do të flasim në Uashington, ka të bëjë me ekonominë. Francezët e dinë këtë, gjermanët e dinë këtë dhe ata e kanë miratuar këtë, sepse hapi i dytë, i cili do të marrë ca kohë”.

    Ndërsa sipas diplimatit amerikan, faza e dytë u takon europianëve.

    “Njëkohësisht, rruga e evropianëve me Kosovën dhe Serbinë drejt integrimit në Evropë është tërësisht e udhëhequr nga Evropa, por kjo nuk mund të bëhet derisa të arrihet normalizimi ekonomik. Kjo është pikëpamja e Shteteve të Bashkuara dhe ky është vizioni i Shteteve të Bashkuara”.

    Sipas tij, të dyja këto faza janë të ndërlidhura dhe bashkërenduara. Nuk mund të kalohet në hapin dy, pa e kaluar hapin një.

    “Hapi i dytë nuk fillon para se hapi i parë të jetë i suksesshëm”.

    Grenell ka treguar edhe formacionin e përfaqësimit në Uashington.

    “Ne i ftojmë personat që janë të ulur në karriget e presidentit dhe kryeministrit… Në këtë pikë, nuk ka plan që ai (Donald Trump) të marrë pjesë në këtë takim. Do të jenë Robert O’Brien dhe Rick Grenell. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!