×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell: Kushtetuesja foli, duhet ta respektoni vendimin, unë mezi pres të punoj me qeverinë

    Reporteri
    29 Maj 2020 | 0:11

    Richard Grenell, Emisar Special i Presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi ka lëshuar një deklaratë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.


    Ambasadori Grenell deklaron se vendimi që e i jep të drejtë Presidentit, të respektohet.

    “Gjykata Kushtetuese ka folur. Për të siguruar paqen dhe stabilitetin – dhe për të mbështetur integritetin e sistemit të drejtësisë së Kosovës – të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës. Mezi pres të vazhdoj punën time me njerëzit e Kosovës dhe qeverinë e tyre për të sjellë prosperitet, zhvillim dhe vende punë në rajon”, ka deklaruar Grenell përmes një komunikate dërguar mediave nga Zyra e tij.

    Kujtojmë se Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka akuzuar publikisht në mediat e huaja, Richard Grenellin për rrëzimin e Qeverisë së tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!