×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell për marrëveshjet e 4 shtatorit: Nuk janë vetëm fjalë në letër, por vende pune në masë për qytetarët

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 14:03

    I dërguari i Posaçëm i Presidentit të SHBA-së, Richard Grenell, nga Serbia ku po qëndron për vizitë foli për marrëveshjen e 4 shtatorit.


    Grenell tha se ata kanë marrë përgjegjësi për marrëveshjen, dhe kjo nënkuptonte krijimin e vendeve të punës në masë, transmeton Reporteri.

    Siç tha ai “fjalët në letër nuk janë të mjaftueshme derisa të krijohen vende pune në masë”.

    “Ne kemi marrë përgjegjësinë për realizimin e marrëveshjes dhe kjo nënkupton krijimin masiv të vendeve të reja të punës”, tha Grenell nga Beogradi.

    Grenell po ashtu shtoi se Kosova dhe Serbia kanë vëmendjen e plotë të Uashingtonit dhe të presidenti Trump.

    “Ky është delegacioni më i madh nga Shtetet e Bashkuara me përfaqësues të disa agjencive. Ne jemi këtu vetëm dy javë pas marrëveshjes në Uashington, ju keni vëmendjen e plotë të Uashingtonit, ky është një angazhim i vërtetë i qeverisë amerikane. Ne nuk do të ishim këtu nëse nuk do të ishte Presidenti Trump, i cili besoi se mund të bëhej diçka tjetër, ekonomia dhe punët mund të viheshin në plan të parë”, u shpreh ndër të tjera Grenell.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!