×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell po e pret krijimin e qeverisë së re për një vizitë të mundshme në Kosovë

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 12:57

    Richard Grenell, emisar special i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun me Serbinë, mund të vijë në Kosovë pas krijimit të qeverisë së re.


    Grenell, i cili kohëve të fundit u akuzua nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pritet ta shtyjë përpara procesin e dialogut me Serbinë, që do t’i hapte rrugë arritjes së një marrëveshjeje finale mes dy vendeve.

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës pritet që këto 2-3 ditë të publikojë vendimin e saj për dekretin e presidentit Thaçi, që e mandaton Avdullah Hotin e LDK-së si kandidat për kryeministër të qeverisë së re, shkruan lajmi.net.

    Krijimi i një qeverie të re, me apo pa zgjedhje pritet t’u jap epilog edhe disa proceseve të rëndësishme në Kosovë, përfshirë edhe dialogun me Serbinë. Aktualisht, në këtë proces BE e ka caktuar sllovakun Mirosllav Lajçak si emisar special, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës në të njëjtën pozitë e kanë vendosur ambasadorin e tyre në Gjermani, Richard Grenell.E ky i fundit, mund ta vizitojë Kosovën pas krijimit të qeverisë së re.

    Zyra e Grenellit, nuk ka pohuar e as mohuar nëse pas krijimit të qeverisë së re, mund të ketë vizitë të tij në Prishtinë dhe Beograd.

    Grenell vazhdon të mbetet si i dërguar presidencial i SHBA-ve për dialogun, dhe se ai pret diskutimet e radhës për këtë proces, sapo të përcaktohet përbërja e qeverisë së re.

    “Ambasadori Grenell mbetet si i dërguari presidencial dhe ai pret diskutimin e ardhshëm të dialogut, sapo të përcaktohet përbërja e qeverisë së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Custin.

    Richard Grenell kishte vizituar në janar të këtij viti Kosovën. Atë kohë Vetëvendosje dhe LDK nuk kishin arritur ende marrëveshje për bashkëqeverisje, e cila do të prishej vetëm 50 ditë pas lidhjes së saj.

    Grenell u akuzua edhe mbrëmë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti se ndryshoi qëndrimet pas vizitës së tij në Serbi, duke iu referuar kërkesës së SHBA-ve që Beogradi ta ndalojë fushatën kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare.

    Nëse Kushtetuesja vendos në favor të krijimit të një qeverie të re, Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që ta marrë drejtimin e saj me Avdullah Hotin kryeministër.E përderisa Grenell po kundërshtohet nga Kurti, është presidenti i vendit,

    Hashim Thaçi ai që rolin e SHBA-ve në dialog po e sheh si determinues, ndërsa nuk parapëlqen që ky proces të ndërmjetësohet nga Mirosllav Lajçak, emisar i BE-së që vjen nga Sllovakia, vend ky që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!