×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenelli godet Bidenin pas debatit: E humbi kontrollin

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 9:50

    Ambasadori amerikan që është edhe emisar special i Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka reaguar në Tëitter pas debatit mes presidentit Trump dhe Joe Biden, duke thënë se Bideni e humbi kontrollin.


    “Dhe përsëri, Joe Biden e humbi kontrollin. Ai godet “Ti je presidenti më i keq në histori”, shkroi Grenelli në Twitter.

    Ndryshe, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kandidati demokrat për këtë post, Joe Biden, janë përplasur për disa çështje gjatë debatit të parë për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

    Sipas një ankete të organizuar nga televizioni CNN, gjashtë në dhjetë përcjellës të debatit mes dy kandidatëve presidencialë në Shtetet e Bashkuara mendojnë se Joe Biden ka dalë fitues, ndërsa vetëm 28 për qind besojnë se debatin e fitoi presidenti aktual.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!