×
  • Lajme
  • Lajme

    Greqia mund ta njohë Kosovën? Ambasadori grek në Beograd thotë se qëndrimi i tyre mbetet i pandryshuar

    Reporteri
    14 Prill 2021 | 10:22

    Ambasadori komentoi mbi pritjet e analistëve të politikës së jashtme David Phillips dhe Daniel Server.


    Pozicioni i Greqisë për të mos njohur pavarësinë e Kosovës është i njohur dhe mbetet i pandryshuar.

    Kështu ka thënë për Tanjug Ambasadori Grek në Serbi George Giafotakis.

    Ai komentoi mbi pritjet e analistëve të politikës së jashtme David Phillips dhe Daniel Server që Greqia do të ndryshojë pozicionin e saj dhe ndoshta do të njohë Kosovën.

    Philips dhe Serwer thanë në RTV Dukagjini se ata nuk presin që pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën t’i ndryshojnë pozicionet e tyre, përveç Greqisë.

    “Greqia ka shumë të ngjarë të njohë Kosovën. Muri që u krijua nga fakti që pesë vende nuk e njohën Kosovën së shpejti do të fillojë të shembet, kur Greqia ose ndonjë vend tjetër të vendosë ta njohë Kosovën”, tha Phillips.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!