×
  • Lajme
  • Lajme

    “Gruaja iku nga shtëpia dhe punoi në klube të natës”, si erdhi deri te vrasja e dy djemve të familjes Puka

    Reporteri
    27 Janar 2022 | 21:53

    Më 2012 dyshohet se Bujar Demaj vrau dy djemtë e familjes Puka. Pas 10 vitesh ai arrestohet në Belgjikë. Familjarët e viktimave tregojnë ngjarjen për T7.

    Lulet janë vjetërsuar afër përmendores përkujtuese për dy djemtë të vrarë në Junik.

    Por kjo s’është shenja e vetme që tregon kohën e gjatë që kaloi që nga ngjarja e trishtë e vitit 2012, që ndodhi në këtë rrugë.

    Për familjen Puka, që humbi të bijtë Vllaznimin e Blerimin nga konflikti me një familje nga Shqipëria, koha po ecën ngadalë derisa vrasësit ta marrin dënimin e merituar.

    E si duket 10 vite do të kalonin, derisa Bujar Demaj, që dyshohet se kreu këtë vepër, të arrestohej.

    Nipi i të ndjerit Blerimit, tregon se lajmi për arrestimin e të dyshuarit, po ia jep një ndjenjë lirie edhe pse ishin të pajtuar me familjen Demaj.

    Për familjen e tij, humbja e dy anëtarëve mbetet ngjarja më e hidhur në jetë.

    Në anën tjetër, babai e motra e të ndjerit Vllaznim Pukës, thonë se edhe pse i dyshuari u arrestua vonë, ndihen të lehtësuar.

    E se si lindi konflikti midis familjeve, tregon e motra.

    “Kanë qenë një vit të martuar, pastaj motra e tyre ka ikë prej shtëpisë tonë, me një person të njohur ose të panjohur për ne dhe ka punuar në klube të natës. Ata kanë instituar pas 6-7 muajve prapë me ia kthy vëllait tim, me e pasë gru përsëri”, tha ajo, raporton Gazeta Express.

    Edhe nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se personi i dyshuar për vrasjen, është ekstraduar në Kosovë.

    Bujar Demajt i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh.

    Familjes Puka dhe Demaj u pajtuan tre vite pas kësaj ngjarje të rëndë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!