×
  • Lajme
  • Lajme

    Gruaja kosovare bën për spital burrin, më pas largohet nga shtëpia

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 11:53

    Dje në Prizren ka ndodhur një dhunë familjare.


    Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, theksohet se një grua e ka rrahur burrin e saj e më pas është larguar nga shtëpia, në drejtim të panjohur.

    “Është raportuar se e dyshuara femër kosovare pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

    Sipas PK-së, viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!