×
  • Lajme
  • Lajme

    Grushti ndaj Sali Berishës, reagon Ambasada Amerikane në Shqipëri

    Reporteri
    06 Dhjetor 2022 | 14:24

    Ambasada amerikane ka reaguar për sulmin ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili u godit me grusht nga një person paraditen e të martës, teksa po niste protesta e opozitës.

    “U skandalizuam nga sulmi fizik sot ndaj një anëtari të Parlamentit dhe presim që autoritetet ta hetojnë plotësisht incidentin. Askush nuk duhet sulmuar sepse ushtron lirinë e fjalës në përputhje me ligjin”, tha një zëdhënës i ambasadës për A2 CNN.

    Pasi mbylli protestën e tij, Sali Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë, duke thënë se ata kanë organizuar sulmin fizik ndaj tij.

    Për Berishën kjo ishte protesta e jetës, që sipas tij do të shkruhet me germa të arta.

    “Regjimi i shëmtuar bëri gjithçka që protesta jonë të mos zhvillohej, kaloj edhe në një akt që dëshmoi karakterin për një krimineli si Edi Rama. Ai që e organizoi zgjodhën një person që mund të bëjë çdo gjë. E panë si një masë të fundit pasi ju panë juve protestues. Këtë protestë historia do ta shkruaj me germa të arta. Kjo e sotmja ka qenë kryeprotesta e jetës. Nuk ka forcë në botë që të na ndalojë.” tha Berisha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!