×
  • Lajme
  • Lajme

    Gucati: Jam në shkallën 75% të invaliditetit, në Hagë po më respektojnë e trajtojnë mirë

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 16:22

    Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati është paraqitur para para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Hagë.


    Ai në Gjykatë ka thënë se thënë se fletarrestimin e ka pranuar ditën që ishte arrestuar.

    Gucati nuk ka pasur ankesa për trajtimin e tij që nga momenti i arrestimit derisa ka thënë se pas një orë e gjysme ka kontaktuar me familjen për t’i informuar, shkruan Reporteri.

    Mirëpo, ai ka përmendur edhe një herë problemet e tij me shëndetin duke thënë se është invalid i luftës me shkallën e invaliditetit 75%.

    “Asaj çka tha mbrojtësi im nuk kam çka të shtoj, arrestimi im prej Prishtine në Holandë ka qenë shumë i mirë se unë jam invalid i luftës me shkallën e invaliditetit 75%. Në momentin që e kanë marrë vesh se jam invalid më kanë respektuar. Edhe në paraburgim e falënderoj stafin se kujdesen korrekt ndaj meje. Atë që tha avokati nuk kam çka të shtoj diçka tjetër. Jam aty për t’u përmbajtur gjithçka çka thotë avokati”, ka shtuar Gucati para Gjykatësit të Procedurës Paraprake.

    Kujtojmë se Gucati ishte arrestuar më 25 shtator në zyrën e tij në OVL të UÇK-së në Prishtinë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!