×
  • Lajme
  • Lajme

    Hysni Gucati të enjten del para gjykatës në Hagë

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 13:29

    Të enjten, 1 tetor, me fillim prej orës 15:00 kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, do të paraqitet në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.


    Gucati ishte arrestuar më 25 shtator në zyrat e OVL-së në Prishtinë. Për të ishte lëshuar fletarrestim për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje e shkelje të fshehtësisë së procedurës.

    Në të njëjtën ditë me Gucatin ishte arrestuar edhe Nasim Haradinaj, nënkryetar i OVL-së. Ai do të paraqitet sot para kësaj gjykate.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!