×
  • Lajme
  • Lajme

    “Guximtarët” e Lipjanit hapin zyrën e parë të Vjosa Osmanit

    Reporteri
    15 Janar 2021 | 22:36

    Qytetarët e Lipjanit, në mënyrë vullnetare, kanë hapur zyrë për iniciativën qytetare të Vjosa Osmanit, të njohur me sloganin ‘Guxo’.


    Një gjë të tillë e ka bërë të ditur anëtari i kësaj iniciative, Haxhi Avdyli, i cili ka njoftuar për zhvillim të agjendës politike në po këtë zyrë.

    “Lipjani hapë zyre për Listën Guxo #meVjosën. Bashkë me nikoqiren avokaten Gresa Bytyqi, Dr Burim Karameta, Valon Krasniqi e Artan Hoxha bashkëbiseduam me guximtarët e Lipjanit”, thuhet në postimin e Avdylit.

    Deri më tani, kryesuesja e listës, njëherësh edhe ushtruese e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, nuk ka treguar se kush do ia financojë fushatën. Për shkak se është iniciativë qytetare, Osmanit dhe bashkëpartiakve të saj nuk i mundësohet të marrin fonde nga KQZ’ja.

    Përgjatë ditës së djeshme, kjo listë arriti marrëveshje politike me subjektin politik opozitar, Lëvizja Vetëvendosje, për shkrirje në listen e kësaj të fundit në zgjedhjet qëndrore. Një gjë e tillë u bë e ditur përmes një konference, të mbajtur në hallin e Kuvendit.

    Përgjatë konferencës, u bë e ditur edhe se kandidate për president nga ana e VV’së do të jetë Osmani në nomenklaturën e radhës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!