×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata Speciale konfirmon aktakuzën e parë për krime lufte – Salih Mustafa i akuzuari i parë nga Haga

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 12:41

    Ish-eprorit të UÇK-së në zonën Operative të Llapit, i cili e ka drejtuar njësitit të quajtur BIA, Salih Mustafa, Dhomat e Specializuara i kanë konfirmuar aktakuzën për krime lufte.


    Njoftimin për këtë e ka dhënë vetë Haga përmes një kumtese për media, me të cilës është konfirmuar edhe arrestimi i parë nga Gjykata Speciale, shkruan Reporteri.net.

    Salih Mustafa u arrestua sot në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës, thuhet në kumtesë.

    “Z. MUSTAFA po transferohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesë të papërligjur”.

    Gjykata Speciale konfirmon se ka nisur arrestimet në Kosovë – Sali Mustafa u dërgua në paraburgim në Hagë

    Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, policia në kuadrin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka autoritetin dhe përgjegjësinë që të ushtrojë kompetencat që i janë dhënë policë së Kosovës sipas ligjeve të Kosovës. Në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar gjithashtu përcaktohet se personi kundër të cilit është konfirmuar aktakuzë, merret në ndalim në zbatim të urdhërarrestimit ose fletarrestimit të lëshuar nga Dhomat e Specializuara.

    Përveç se i arrestuar i parë, Salih Mustafa është edhe ish-pjesëtari i parë i UCK-së të cilit i është konfirmuar aktakuza e ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!