×
  • Lajme
  • Lajme

    Haga njofton për dyshimet penale që e ngarkojnë Nasim Haradinajn

    Reporteri
    26 Shtator 2020 | 18:56

    Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, është arrestuar dje nga Gjykata Speciale, nën akuzat për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë,  përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.


    Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftim po ashtu thuhet se paraqitja e parë e Haradinajt para gjykatësit do të bëhet në seancë të hapur dhe do të mund të ndiqet në transmetim me video në internet.

    Informacioni për datën dhe orën e paraqitjes së nënkryetari të OVL të UÇK-së do të njoftohet më vonë.

    Nasim Haradinaj u arrestua dje në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës e më pas u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës nnë Hagë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!