×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajdar Beqa i PDK-së: Si e ndala në luftë Anton Qunin nga frika se mos po dezertonte

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 18:59

    Para një jave deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa dhe deputeti i LDK-së, Anton Quni janë përplasur në Komisionin Hetimor Parlamentar që u mbajt për rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, ku i ftuar ishte edhe presidenti Hashim Thaçi.


    Deputeti Quni, e quajti Beqën avokat të keq të presidentit, duke i thënë se “në luftë një pengesë nëse të ka dalë ke ikë menjëherë”.

    Por Beqaj pas kësaj akuze ju kishte përgjigjur Qunit se nuk e dinë as se çka është lufta.
    “Ti je kanë edhe je frikacak, ti nuk e dinë se çka është lufta, ti ke luftuar nga Shqipëria je shumë i vogël të më tregosh për luftën”, tha Beqa.

    Për këtë përplasje ka folur sot deputeti Hajdar Beqa, me ç’rast ka treguar për një takim që ka pasur gjatë luftës me Qunin tek liqeni i Komanit.

    “Me njësitin kemi qenë duke kontrolluar pjesëtarët e UÇK-së për të mos i lejuar të dezertojnë nga lufta për shkak se motivi kishte rënë pas vrasjes së Agim Ramadanit. Aty kam edhe Anton Qunin të cilin e kemi ndalur. Ne kemi pasur leje që me shiku mos ka ndonjë nga dezerter që po ikte nga lufta që të mos e lejojmë me shku në Shqipëri. E kam ndalu edhe Anton Qunin. Ai ka dëshmu se ka leje nga Rrustem Berisha ndryshe nuk e kishim lëshu”, ka thënë Beqa në T7, shkruan Reporteri.net.

    Ndryshe sipas deputetit të PDK-së, Quni nuk do të lejohej të shkonte.

    “Nuk kish mujtë më shku Anton Quni, pa lejen e Berishes”, ka thënë Beqaj.

    Kujtojmë se deputeti Beqa në Komision para një jave u përplas keq edhe me deputetin e Vetëvendosjes Sami Kurteshi.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!