×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajdar Beqa: Kadri Veseli njeriu i duhur për mbrojtjen e UÇK-së

    Reporteri
    09 Dhjetor 2019 | 17:34

    Ish-deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka folur për udhëtimin e Kadri Veselit në Hagë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale.


    Beqa ka thënë se Veseli ka shkuar në Hagë për ta mbrojtur luftën e UÇK-së.

    “Nuk e di në çfarë cilësie është i ftuar, do të jetë njeriu i duhur për mbrojtjen e UÇK-së dhe për ta dëshmuar pastërtinë e luftës, ka dalë si hero nga lufta, dhe hero i pastërtisë së luftës në Hagë. Z. Veseli është i pafajshëm”, ka deklaruar Beqa në T7, shkruan Reporteri.net.

    I pyetur nëse i ka rënë pishman që e ka votuar Specialen, Beqa ka deklaruar se ka kryer një obligim shtetërorë.

    “E kam kry një obligim shtetërorë si shtet dhe vendim si PDK dhe grup parlamentar. Unë e kam mbrojt tezen se është kërkesë e padrejtë që po i kërkohet shqiptarëve me kriju. Një prej kërkesave më të padrejta që ia ka bërë Bashkësia Ndërkombëtare Kosovës është krijimi i Speciales”, ka thënë Beqa. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!