×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajgarja e ‘vijave të kuqe’ në skenën politike

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 9:58

    Në gati çdo palë zgjedhje, nacionale e lokale e në veçanti që prej shpalljes së pavarësisë partitë politike kanë përdorur termin’ kemi vija të kuqe’ duke iu referuar më pas një partie të caktuar. Por në fund janë fshirë lehtë këto vija, për t’u kthyer sërish.


    Pak kush e kishte menduar se PDK-LDK dhe AAK do të qeverisnin bashkë, menjëherë pas luftës. Por kjo ndodhi me një qeveri uniteti.

    Pas kësaj qeverie, LDK dhe AAK vendosen ta përjashtojnë PDK-në nga bashkëpunimi dhe qeverisën të vetme pas zgjedhjeve të vitit 2004.

    Në zgjedhjet nacionale të vitit 2007, partitë garuan veç e veç dhe fituese doli PDK. Elektorati i të dyjave nuk e kishte pritur të ndodhte ajo që ndodhi më pas, PDK dhe LDK formuan qeverinë. Vendi shpalli pavarësinë dhe qeveria nuk zgjati shumë.

    Në vitin 2010 u shpallen zgjedhje që sërish u fituan nga PDK. Kjo e fundit ndërtoi një qeveri me AKR dhe minoritete. Mandati shkoi deri në vitin 2014, kur gara u ashpërsua shumë. PDK fitoi sërish zgjedhjet, në një debat të ashpër të te gjitha forcave politike kundër saj. Të gjitha u deklaruan se nuk duan koalicion me të. Gjashtë muaj bllokadë politike bën që në fund, ato ‘vijat e kuqe’ të fshihen nga LDK me kushtin që të marrë postin e kryeministrit në një qeveri me PDK-në. Në vitin 2017 sërish frymë zgjedhjesh dhe sërish dalin ‘vijat e kuqe’ të partive politike, kryesisht kundër PDK-së.

    Gjithçka ndryshoi dy ditë para se të përfundonte afati për regjistrim për pjesëmarrje në zgjedhje të koalicioneve dhe partive politike. LDK morri AKR-në, e PDK hyri në koalicion me AAK-në dhe Nismën ani pse këto të dyja kishin shprehur ‘vija të kuqe’ për partinë e PDK-në.

    Edhe në betejën e tanishme zgjedhore kanë dalë në pah këto vija. Ka një deklarim se në zgjedhje do të shkohet vetëm, por nuk mungojnë zëra se ka diskutime mes partive për koalicione parazgjedhore. Por historia e ‘vijave të kuqe’ me gjasë përfundimisht do të marrë fund pas zgjedhjeve, ashtu siç thotë edhe historia e zgjedhjeve të kaluara. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!