×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajnave të armatosur me kallashnikov dhe që u paraqiten si policë iu dështon plani: E ndalin shokun e babait

    Reporteri
    17 Janar 2021 | 14:03

    Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur pasditen e së premtës rreth orës 18:00 rrugës në Çagllavicë, në afërsi të lagjes ‘Lagjja jonë’.


    Një person me inicialet A.B, po shkonte në shtëpi me veturën e tij, kur vërejti se një veturë tjetër ishte ndalur në rrugën e lagjes ku ai banon, shkruan Reporteri.net.

    Me t’u ndalur për të parë se ç’po ndodhë, një person kishte dalë nga ajo veturë dhe i kishte kërkuar dokumentet A.B, duke iu paraqitur si polic.

    Gazeta Online “Reporteri.net” mëson nga burimet e veta brenda Policisë së Kosovës se, i njëjti i kishte kërkuar viktimës A.B që ta hapte bagazhin e veturës së tij, por që A.B më pas e kishte parë se personi që ishte afër tij kishte një kallashnikov në dorë dhe ishte djali i shokut të tij, A.K.

    Të njëjtat burime kanë bërë të ditur për Reporterin se personi i cili ishte i armatosur me kallashnikov dhe që ishte paraqitur si polic, kishte urdhëruar viktimën të futet në veturë, pasi e ka parë se është shoku i babait të tij.

    Viktima A.B duke ikur për në shtëpinë e tij ishte lënduar, me ç’rast edhe i është ofruar ndihma e parë në stacion policor.

    Meqenëse viktima njeh personin e dyshuar, Policia ka bastisur shtëpinë e tij dhe e ka kërkuar në telefon, por i njëjti ndodhet në arrati.

    Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe po vazhdon të hetohet. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!