×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajni ia vjedh këpucët e 175 eurove, qytetari nga Gjilani kërkon ndihmë për ta kapur

    Reporteri
    12 Dhjetor 2019 | 14:13

    Një qytetar nga Gjilani ka njoftuar për një rast vjedhje që ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e tij.


    Ai pasi kishte shikuar kamerat e sigurimit ka vërejtur se një hajdut ka hyrë fshehurazi në shtëpinë e tij duke ia vjedhur çizmet e dimrit, shkruan Reporteri.net.

    I indinjuar ai ka postuar në llogarinë e tij në Facebook edhe videon duke kërkuar ndihmë nga të gjithë ata që mund ta njohin personin që shihet në incizimet e kamerës.

    Ai ka thënë se çmimi i këpucëve ishte 175 euro dhe nuk kishte kohë të gjatë që i kishte blerë.

    Shikoni pamjet:

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!