×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Abazi akuzon MPB-në: Është e kapur dhe e kontrolluar që të mos hapen dosjet e vrasjeve

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 16:09

    Ish-zëvendëskryeministri, Haki Abazi duke folur për zhvillimet e fundit rreth Gjykatës Speciale, ka thënë se MPB dhe AKI e kanë të qartë dhe në dispozicion informatën prej nga kanë ardhur dosjet e dhomave të specializuara.


    Sipas Abazit, MPB është e kapur dhe e kontrolluar që të mos hapen dosjet e vrasjeve dhe orkestrimit të rasteve përfshirë edhe vrasjen e gazetarëve dhe dëshmitarëve.

    Ai ka thënë se qeveria e tanishme, të cilën e ka quajtur qeveri ilegale është instrument i kapjes së shtetit dhe mekanizmit për koncesione ndaj Serbisë, bashkëveprim me krimin e organizuar dhe skemat e korrupsionit në të gjitha nivelet.

    Postimi i plotë:

    Largimi i Thaçit nga politika do të duhej gjithashtu ta çlironte LDK nga klika e SHIK-ut dhe urdhëruesve të vrasjeve të bëra gjatë dhe pas luftës. MPB është e kapur dhe e kontrolluar që të mos hapen dosjet e vrasjeve dhe orkestrimit të rasteve përfshirë edhe vrasjen e gazetareve dhe dëshmitarëve.

    MPB dhe AKI e kanë të qartë dhe në dispozicion informatën prej nga kanë ardhur dosjet e dhomave të specilizuara. Ata nuk guxojnë të veprojnë dhe kjo është arsyeja që krijojnë spektakle. me mendu keq e mbrapsht janë të parët.

    Qeveria e tanishme ilegale është instrument i kapjes së shtetit dhe mekanizmit për koncesione ndaj Serbisë, bashkëveprim me krimin e organizuar dhe skemakt e korrupcionit në të gjitha nivelet.

    Zgjedhjet janë zgjidhja, të gjithë ata që janë kundë zgjedhjeve sot janë për vazhdimin e krimit dhe korrupsionit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!