×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Abazi e quan Thaçin president të vetmuar, thotë se qytetarët janë me Qeverinë

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 16:21

    Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi ka reaguar edhe një herë ndaj deklaratave të presidentit Hashim Thaçi për dhomën e përgjimeve.


    Abazi thotë se presidenti ka mbetur i vetmuar dhe i inatosur, e se qeveria e qytetarët janë në anën tjetër, shkruan Reporteri.

    “Qeveria dhe qytetarët janë një, në anën tjetër Presidenti ka mbetur i vetmuar dhe i inatosur. E ka humbur torruan”, ka shkruar Abazi në Facebook.

    https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10157126025540718

    Kujtojmë se mbrëmë presidenti Thaçi në një intervistë ka thënë se kryeministri Albin Kurti, u.d i Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe zëvendëskryeministri, Haki Abazi kanë hyrë në dhomën e përgjimeve në PTK, për çka Thaçi ka thënë se duhet të përgjigjen para drejtësisë. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!