×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Abazi flet në emër të amerikanëve: Ata i duan patriotët, jo servilët

    Reporteri
    01 Prill 2020 | 10:00

    Qeveria në detyrë e Kosovës mbrëmë ka marrë vendim që ta heq tarifën 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, duke aplikuar masën e reciprocitetit me Serbinë.


    Për këtë, zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se është vepruar ashtu siç kanë premtuar në fushatë elektorale, shkruan Reporteri.net

    Ndër të tjera, dyshi i Qeverisë foli edhe për raportet me Amerikën, duke thënë se ata i duan patriotët dhe jo servilët.

    “Ashtu siç premtuam në fushatë elektorale, në marrëveshje të koalicionit dhe në programin qeverisës. Largimi i tarifës u bë dje dhe filloi zbatimi i reciprocitetit”, shkroi ai.

    Ndryshe, reciprociteti nuk është pritur mirë nga partitë kosovare, e më herët ishte kundërshtuar edhe nga ndërkombëtarët, në vecanti SHBA./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!