×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Abazi kërkon shtyrjen e vendimit për targat: Afati i fundit të bëhet 31 dhjetori

    Reporteri
    28 Tetor 2022 | 10:26

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, në konferencën e përjavshme për media, ka kërkuar që  shtyrjen e vendimit për targa për të paktën dy muaj.

    “Data për targat të bëhet 31 dhjetori”, ka thënë Abazi në një konferencë për media.

    Ai tha se afati për targat duhet të shtyhet deri në dhjetor, përkundër që vendimi është parimor, sipas tij.

    Gjatë kësaj jave kreu i Qeverisë, Albin Kurti ritheksoi se nuk do të ketë shtyrje të afatit, përkundër kërkesës së ndërkombëtarëve që të vazhdohet edhe për dhjetë muaj.

    “Ne tashmë e kemi bërë një shtyrje të afatit më 31 korrik e kemi shtyrë afatin për një muaj, dhe në vend se të jetë data 1 tetor është data 1 nëntor. Të gjithë qytetarët serbë të Kosovës që kanë automjetet me targa të kohës së Millosheviqit, do të mund t’i konvertojnë ato në targa legale e legjitime RKS”, tha Kurti para gazetarëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!