×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Haki Abazi: Kurti e shkarkoi Agim Veliun në 2020-tën për ta goditur fort LDK-në

    Reporteri
    07 Dhjetor 2024 | 15:30

    Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, njëherit ish-zëvendëskryeministër në Qeverinë Kurti 1 ka folur për kohën e shkarkimit të Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm.

    Ai në një intervistë për emisionin më të ri “Spotlight”, prodhim i Gazetës Online Reporteri.net ka thënë se Kurti e largoi Agim Veliun nga pozita e ministrit të Brendshëm për ta goditur fort LDK-në, që atë kohë e kishte partner të koalicionit qeverisës.

    “Unë nga zyra ime kam shkuar në shtëpi dhe të nesërmen në mëngjes nga mediat kam marrë vesh për shkarkimin e tij. Do të thotë kam shtru çështje, arsyetimi ka qenë, bashkëpunimi i LDK-së me Thaçin në atë kohë ka qenë problematik, dhe rrjedhimisht ka qenë i paevitueshëm shkarkimi  i tij”, ka deklaruar Abazi.

    Ai thotë se nuk ka qenë pjesë e vendimit për shkarkimin e Veliut.

    “Nuk kam qenë pjesë e diskutimit e as e vendimit, nga mediat kam marrë pyetje pse ndodhi një gjë e tillë, kam thënë lëreni të pyes”, ka thënë Abazi.

    Kujtojmë se Kurti vendimin për shkarkimin e Veliut nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme e kishte marrë më datë 18 mars të vitit 2020.

    Për shkarkimin e tij Kurti kishte deklaruar se është i detyruar të marrë një vendim të tillë.

    “Jam i detyruar të veproj, andaj edhe kam vendosur të shkarkoj z.Veliu nga detyra e Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. Unë kam njoftuar Kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, për vendimin që kam marrë dhe po ashtu kam kërkuar prej tij që sa më shpejtë të ma dërgojë emrin e ministrit të ri”, thuhej atë kohë në deklaratën e Kurtit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!