×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Abazi për Qeverinë Hoti: Janë një grumbull i qyqarëve

    Reporteri
    12 Korrik 2020 | 21:31

    Ish-zv.kryeministri i Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi, ka paralajmërimit të masave të reja shtrënguese për luftimin e përhapjes së coronavirusit, në kohën kur vendi po përballet me rritje të rasteve të reja.


    Abazi përmes një postimi në Facebook thotë se Qeveria Hoti është ilegjitime dhe se me paralajmërimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ajo është vënë në shërbim të presidentit Hashim Thaçi, i cili kishte kërkuar një gjë të tillë në muajin mars, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Qytetarët duhet të marrin masa rigoroze ndaj qeverisë Koti që është e paaftë, jolegjitime, kuislinge dhe servile. “Të pabesit nuk i zihet besë”

    Këta janë një grumbull qyqarësh që me gënjeshtra e kanë rrëzuar qeverinë, me paftyrësi po bëjnë të kundërtën e asaj çfarë kanë premtuar dhe tani duke tentuar të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme, gjithë qeverinë e kanë kthyer në shërbim të Thaçit.

    Njëherë servil, gjithëmonë servil!

    #Zgjedhje

    https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10157249481390718

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!