×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish zëvendëskryeministri: Qeveria Hoti është Qeveri e kontrabandës e ilegales

    Reporteri
    03 Qershor 2020 | 14:11

    Ish-zëvendëskryeministri, Haki Abazi, pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se janë në pritje të atyre siç i ka quajtur ai kontrabandues.


    Ka thënë LDK-ja ka bërë mashtrime ndërsa PDK-ja sipas tij fshihet prapa për ta mbajtur sistemin e kapur me bordet me keqpërdorimin e resurseve dhe buxhetit të shtetit, raporton Ekonomia Online.

    “Mbajtëm takimin e qeverisë edhe gjithçka ka shkuar në rregull tash po presim të shohim se çfarë po bëjnë këta kontrabanduesit e qeverisë ilegale. Është vendimi i Gjykatës Kushtetuese është ilegal antikushtetues çdo veprim prej ditës së 6 tetorit që ka bërë LDK e ka bërë në mashtrim ndërsa PDK fshihet prapa për ta mbajtur sistemin e kapur me bordet me keqpërdorimin e resurseve dhe buxhetit të shtetit. Ne do jemi me qytetarin”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!