×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Abazi shpreson që Haga do ta ndalë presidentin Thaçi: Nga e hëna Vjosa mund të jetë presidente

    Reporteri
    11 Korrik 2020 | 0:29

    Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi i ka dalë në mbrojtje kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani pas incidentit që gati çoi në konfrontim fizik në mesa saj dhe deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj, shkruan Reporteri.net. 


    Ai ka thënë se halli i Ukajt, është se pas të hënës Vjosa Osmani mund të jetë edhe presidente e Kosovës.

    Abazi nga ky postim duket se shpreson se presidenti Hashim Thaçi i cili do të intervistohet të hënën nga Gjykata Speciale në Hagë, do të ndalet atje dhe vendin e tij do ta zërë Osmani.

    “Halli i Xhavit Ukaj është që pas të hënës Vjosa është e mundur të jetë edhe Presidentja e Kosovës! Kjo e bën shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme të pamundur dhe rrjedhimisht zgjedhjet të pakalueshme e shumë të shpejta. Nuk ka nevojë për komplikim, ditë të mira po vijnë dhe bashkë me to edhe qeveria Kurti”, ka shkruar ai.

    https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10157245450070718

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!