×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Abazi sulmon LDK-në: Mos bëni deklarime arrogante

    Reporteri
    12 Dhjetor 2019 | 13:24

    Deputeti i ri i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka komentuar gjendjen aktuale politike rreth (mos) arritjes së koalicionit të mundshëm qeverisës me LDK-në.


    Ai ka ka bërë thirrje LDK-së siç thotë të mos dërgojnë ujë në mullirin e “PRONTO”-s, ndërsa shton se duhet trajtuar me respekt e me kujdes përpjekja për të përcaktuar një standard të ri të arritjes se marrëveshjeve për bashkëqeverisje, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Duhet trajtuar me respekt e me kujdes përpjekja për të përcaktuar një standard të ri të arritjes se marrëveshjeve për bashkëqeverisje, sidomos kur kjo përpjekje dhe gadishmëri vjen nga LVV si fituese e parë e votës se pavarur, të pakushtëzuar, të pafavorizuar, votës nga diaspora që nuk është e varur direkt nga benificionet e mundshme politike. Dmth vota për LVV është votë e idealit për shtetin dhe vizionin e jetës me dinjitet në Kosovë. Pesha e votës është e njejtë por pasërtia e mardhënies ndërmjet votës dhe subjektit politik është po aq e rëndësishme.

    Deklarimi me gjuhë arrogante dhe mungesa e modestisë është karakteristikë e atyre që e kanë dëmtuar rëndë interesin e qytetarit dhe të vendit. Në atë proces LVV nuk ka participuar asnjëherë dhe në asnjë moment. Arroganca e zyrtarit të LDK në media nuk paraqet as pikpamjet e votuesit të LDK që ka votuar për ndryshimin e madh që duhet të ndodhë, rrjedhimisht kujdes nga pozicionet që zbehin besimin, dërgojnë ujë ne mullirin e PRONTO dhe ju rikujtojnë elektoratit formulat të cilat pas shenjë së barazimit kanë interesin individual dhe jo ate shtetrorë.

    Asnjë gjë nuk është me rëndësishme në këtë fazë se sa përfundimi i procesit të determinuar nga vota qytetare dhe rezultati i pastërt zgjedhor e që është formimi I qeverisë dhe konsolidimi i institucioneve që të kryejnë punët e mëdha që po na presin.

    https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10156634816260718

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!