×
  • Lajme
  • Lajme

    Halil Matoshi flet për vdekjen e Rrahman Morinës – tregon nëse vdiq nga sulmi në zemër apo nga helmimi

    Reporteri
    28 Janar 2020 | 15:18

    Mbrëmë në televizionin publik të Kosovës janë publikuar për herë të parë pamjet e një prej ngjarjeve më misterioze të viteve 90’të në Kosovë – vdekjes së Rrahman Morinës, ish zyrtarit të lartë krahinor që u bë bashkëpunëtor i Serbisë.


    Ka 30 vjet që spekulohet për këtë rast, pas shumë shpesh thuhej se Morina është vrarë me revole, helmuar apo ndonjë konspiracion tjetër.

    Sido që të jetë, pamjet e publikuara ku Morina në ditën e 15 tetorit 1990 shihet duke dhënë shpirt, hedhin dritë dhe pothuajse i japin vulë të vërtetës për vdekjen e tij.

    Për të biseduar rreth kësaj çështjeve Express ka kontaktuar me gazetarin shumëvjeçar Halil Matoshi i cili ka treguar se pse sipas tij janë krijuar teoritë konspirative rreth vdekjes së tij.

    Matoshi thotë se arsye që gjithçka kishte mbetur e mjegulluar është fakti që mediat në gjuhën shqipe ishin mbyllur atë kohë nga masat e dhunshme të Beogradit.

    “Sistemi i burimeve të informimit në atë kohë ishte i mbyllur, për ne gazetarët shqiptarë ishte dyfish i mbyllur, pra askush me saktësi nuk ka ditur se çfarë ndodhi me të, në mbledhjen ku Lidhja e Komunistëve të Kosovës po transformohej në Partinë Socialiste të Milošević’it, si artikuluese e fashizmit gjithserb,” thotë Matoshi.

    Ai thekson se regjimit në Beograd nuk i konvenonte vrasja e Morinës dhe se ai ka vdekur nga sulmi në zemër.

    “Mirëpo duket se nuk ishte në interesin e kreut serb helmimi ose vrasja e tij, porse Rrahmani i gjallë i bashkuar me idenë serbe të mposhtjes së kryengritjes politike të Kosovës, ishte interes madhor serb. Mirëpo, ashiqare ai vdiq nga ataku kardiak, duke mos mund ta menaxhonte presionin e dyfishtë si dhe ndërgjegjen e tij të rënduar, sepse derisa ai punonte me njerëzit e Milošević-it, në Kosovë njerëzit arrestoheshin me arbitraritet, torturoheshin e vriteshin për të vetmen arsye se ishin shqiptarë. Së këndejmi, Morina ishte ndër përgjegjësit e fashizmit konsensual serb,” thekson ai.

    Të hënën televizioni publik ka transmetuar një video të paparë më herët ku shihet Rrahman Morina, që rrëshqet nga ulësja e tij dhe bie poshtë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!