×
  • Lajme
  • Lajme

    Haliti: Nëse më kishin dëgjuar mua, PDK-ja do të qëndronte në sallë kur u votua presidentja

    Reporteri
    07 Prill 2021 | 18:04

    Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur për zgjedhjen e Vjosa Osmanit, presidente e vendit, të dielën që lamë pas, shkruan Gazeta Online “Reporteri”.


    Ai në Klan Kosova tha se për votimin e saj, pati pazare politike.

    Gjithashtu ai shtoi se gjithkund bëhen pazare të tilla.

    “Po pati pazare për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente, nuk kam diçka konkrete, gjithkund bëhen pazare politike”, tha ai.

    “Nëse më kishin dëgjuar mua, PDK do të qëndronte në sallë kur u votua presidentja, por ky ka qenë vendim i partisë”, shtoi ai.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!