×
  • Lajme
  • Lajme

    Haliti: Nuk e njoh Hashimin, po futem në një thes me mashtrues

    Reporteri
    26 Maj 2019 | 19:15

    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka mohuar se e njeh të dyshuarin për fajde dhe mashtrim Rrahim Hashimin.


    Haliti ka thënë se ai dhe Kadri Veseli janë viktima dhe përfshirjen e tyre në këtë aferë e ka quajtur fushatë të qëllimshme për të ulur autoritetin e tyre.

    Haliti ka thënë se qysh në vitin 2013 e ka paditur Rrahim Hashimin, i cili në video dëgjohet se përmend emrin e tij dhe pretendon se takohet shpesh me Halitin, raporton KTV.

    Fajin për mos-hetim ia ka hedhur sistemit të drejtësisë dhe ka kërkuar llogari nga institucionet e drejtësisë për këtë çështje.

    Anëtari i kryesisë së PDK-së, pretendon se videot e publikuara nga Koha nuk janë të vërteta.

    Personazhi kryesor në aferën e fajdeve, Rrahim Hashimi, në videot të siguruara nga Koha, pretendon se kishte pasur takime të shpeshta me Kadri Veselin dhe Xhavit Halitin.

    Hashimi përmend emrin e Veselit dhe Halitit se do t’u kryejnë punë rreth ndërtimit të spitalit në QKUK.

    Ndër të tjera, videot të cilat Haliti pretendon se janë të falsifikuara janë pjesë e dosjes së Policisë hetuese dhe Prokurorisë, të cilët janë duke u marrë me rastin e fajdeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!