Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka uruar gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Hamza pas vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës, ka bërë thirrje për më tepër harmoni, paqe e solidaritet.
“Shfrytëzoj rastin t’i uroj gjithë qytetarët e Kosovës të besimit islam për festën e Kurban Bajramit. T’ju uroj shëndet, begati e gjitha të mirat në familjet e tyre. Është festë që simbolizon solidaritetin, sakrificën. Urojmë të ketë harmoni, paqe. Është festë ku realisht njerëzit janë më bujar, solidar, edhe falin e pajtohen. Gjithmonë këto festa uroj të ketë gëzime, begati e harmoni. Gjithë të punojnë bashkë për progres dhe prosperitet”, ka thënë Hamza.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.