×
  • Lajme
  • Lajme

    Hapet e pamja për policin që u vra në Prizren, varroset sot

    Reporteri
    29 Janar 2020 | 13:02

    Është hapur e pamja për policin, Sami Thaçi, i cili u vra mbrëmë gjatë një aksioni në Zhur të Prizrenit.


    Shumë qytetarë nga e gjithë Kosova ia kanë mësyrë fshatit Shkarashnik të Malishevës nga vinte polici Thaçi, për t’i shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, shkruan Reporteri.net.

    Ndërsa Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 15:00.

    Njoftimi i policisë:

    Ceremonia e varrimit të zyrtarit policor Sami THAQI

    Me anë të këtij njoftimi zyrtar, ju informojmë se sot, me datën 29.01.2020, do të bëhet ceremonia e varrimit të zyrtarit policor, i rënë në kryerje të detyrës në aksionin e Policisë në fshatin Zhur të Prizrenit.

    Lamtumira e fundit dhe ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 15:00 në varrezat e fshatit Shkarashnik në Komunën e Malishevës.

    https://www.facebook.com/KosovoPolice/photos/a.816686251725246/2853141241413060/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARCFKk3tcmAs6AvR0WRJ3z8hyMTALe25oNhlV7z8MA9EwI6D5d4IASQJ03g_MY1-qlB8O2z4TBq4Vewo53xzManYWVxRjvfzqQ3CF7IvaeX05IUP0ZEEFATAefKvbhPCCH4Ig0ygbqXP-CvC957lGugcAfa5EsL4kaPTEe3Wss3GWfqRJqVoQcoxTO7Is3rknyWwoXt-V0I41LrF5DKDS4XrZiel7cbQmieiEe30wBe3p254IHfrPSzer9Av_i_eZJhrtokqRCrms68YfTzMgCo7a-ke9gorhMZu9MPM_LgFMKc9Z2lhwiINJJd75PG_JWRFu5xjQrKeRo6ZY1CZeJw6-eX6oUE8P_9xzVjGFXVAhaIFUcZf6nw&__tn__=-RH-R

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!