×
  • Lajme
  • Lajme

    Hapet zyrtarisht autostrada “Arbën Xhaferi”

    Reporteri
    29 Maj 2019 | 12:52

    Është lëshuar për qarkullim autostrada “Arbën Xhaferi”, që lidh Prishtinën me Hanin e Elezit.


    Në ceremoninë e inaugurimit kanë marrë pjesë liderët e vendit, mysafirë të tjerë nga vendi dhe vendet e rajonit.

    Autostrada “Arbën Xhaferi” i ka kushtuar buxhetit të Kosovës mbi 706 milionë euro.

    Kjo autostradë ka urën më të gjatë në rajon me gjatësi 5.7 kilometra pa ndërprerje kurse lartësia maksimale është 83 metra.

    Ministri i Infrastrukturës i Kosovës, Pal Lekaj, ka bërë përurimin e autostradës “Arbën Xhaferi” që lidhë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

    Lekaj ka thënë se kjo autostradë përveç me Maqedoninë e Veriut e lidhë Kosovën edhe me korridorin e dhjetë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!