×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: AAK s’do qëndrojë vëzhguese në Dialog, do ta kryejmë rolin tonë opozitar

    Reporteri
    25 Nëntor 2022 | 19:23
    Lideri i AAK'së, Ramush Haradinaj, në takim me qytetarë të Lipjanit

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur sot para qytetarëve të komunës së Lipjanit lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

    Haradinaj ka deklaruar se dialogu ka marrë një dinamikë të re pas arritjes së ujdisë për targat dhe përfshirjes së ndërkombëtarëve, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    “Arritja e marrëveshjes për njohje reciproke me fqinjin verior, ka marrë një dinamikë të re pas angazhimit të shtuar ndërkombëtar. Për nevojën e kujdesit të vazhdueshëm dhe përfshirjes sa më afër të institucioneve të vendit, fola sot para qytetarëve të Lipjanit”, njoftoi Haradinaj në Facebook.

    Ai tha se AAK do ta kryejë rolin e saj si parti opozitare, dhe si e tillë, do të përfshihet në procesin e Dialogut.

    “Ne nuk do të qëndrojmë vëzhgues ndaj procesit të dialogut, por as përballë krizës së rëndë ekonomike e energjetike dhe paaftësisë së qeverisë për të marrë masat dhe veprimet e duhura, por do të kryejmë me dinjitet rolin tonë opozitar”.

    Postimi i plotë i tij:

    Arritja e marrëveshjes për njohje reciproke me fqinjin verior, ka marrë një dinamikë të re pas angazhimit të shtuar ndërkombëtar.

    Për nevojën e kujdesit të vazhdueshëm dhe përfshirjes sa më afër të institucioneve të vendit, fola sot para qytetarëve të Lipjanit.

    Gjatë bashkëbisedimit kam sqaruar dhe pjesët kryesore të marrëveshjes së propozuar Kosovë – Serbi dhe për këshillat që i kam dhënë kryeministrit të vendit për menaxhimin sa më të mirë të këtij procesi të rendësishëm per ne dhe brezat që vijnë.

    Ne nuk do të qëndrojmë vëzhgues ndaj procesit të dialogut, por as përballë krizës së rëndë ekonomike e energjetike dhe paaftësisë së qeverisë për të marrë masat dhe veprimet e duhura, por do të kryejmë me dinjitet rolin tonë opozitar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!