×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Aleanca kryeqytetit i dha Ligjin për Prishtinën

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 21:10

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot është takuar më strukturat e AAK-së në Prishtinë.


    Haradinaj ka thënë se Kryeqyteti e ka përjetuar dorën e nivelit qendror vetëm kur AAK udhëheqi me qeverinë.

    ” Vetëm Aleanca i pagoi borxhin Prishtinës, duke e shtyrë para dhe miratuar Ligjin, i cili u mohua nga të tjerët. Ne u kujdesëm për Prishtinën më shumë se të gjithë të tjerët, edhe pse asnjëherë nuk na u dha besimi për ta udhëhequr”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

    Ai ka falenderuar të gjithë kandidatët e Aleancës nga Prishtina mbi të gjitha të gjithë ata vetëranët e aleancës të cilët i qendruan besnik aleancës që nga fillimi është shprehur Haradinaj në rrjetin social Fabeboook.

    “Sot në takim me strukturat e degës së Aleancës në Prishtinë, falenderova të gjithë kandidatët, e në veçanti veteranët e Aleancës, ata që i mbetën besnik gjatë tërë këtyre viteve vizionit dhe programit të saj”, është shprehur Haradinaj.

    Ai ka shtuar se me bashkë kandidatët e tjerë për deputet “Oferta e Aleancës është më e mira për zgjedhjet e 14 shkurtit” duke u shprehur më tejë se kenaqësi i prinë kësaj liste me emra të lartë nga të gjitha fushat.

    Postimi i plotë:

    Nuk ishte e lehtë për ne si Aleancë të fitojmë besimin e banorëve të kryeqytetit.

    egjithatë, vetëm Aleanca i pagoi borxhin Prishtinës, duke e shtyrë para dhe miratuar Ligjin, i cili u mohua nga të tjerët. Ne u kujdesëm për Prishtinën më shumë se të gjithë të tjerët, edhe pse asnjëherë nuk na u dha besimi për ta udhëhequr.

    Njëjtë ka ndodhur edhe me Mitrovicën. Në momentin e parë që ishim në qeverisje të vendit, ne e finalizuam statusin e Trepçës. Por, as në Mitrovicë asnjëherë nuk morëm besimin për të udhëhequr.

    Ky raport që Aleanca e ka me Prishtinën dhe Mitrovicën, tregon qartë orientimin tonë drejt interesit nacional, e jo interesave të ngushta të politikave ditore.

    Sot në takim me strukturat e degës së Aleancës në Prishtinë, falenderova të gjithë kandidatët, e në veçanti veteranët e Aleancës, ata që i mbetën besnik gjatë tërë këtyre viteve vizionit dhe programit të saj.

    Oferta e Aleancës është më e mira për zgjedhjet e 14 shkurtit. Unë me kënaqësi i prijë kësaj liste të intelektualëve të të gjitha moshave e profileve, si kandidat për President i cili bashkon, që garanton se si Kosovë po ecim në drejtimin e duhur, si President që i del përpara Serbisë dhe si President që di të punojë me aleatët tonë.

    Uroj suksese për të gjithë kandidatët dhe ecim faqebardhë përpara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!