×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj ankohet se është i papunë, por kjo është pasuria e tij

    Reporteri
    06 Gusht 2020 | 10:25

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot është ankuar paska për gjendjen e tij ekonomike.


    Ai ka thënë se sot është i papunë edhe pse mban pozitën e kryetarit të AAK-së, parti kjo në pushtet.

    “Unë sot jam i papunë, personalisht nuk jam as deputetet, jam kryetar partie, kam angazhim por se kam një vend pune”, tha Haradinaj në RTV Dukagjini.

    Por nëse shikohet pasuria e deklaruar nga Haradinaj në vitin e kaluar kur mbante pozitën e kryeministrit, fare nuk mund të thuhet se është në gjendje jo të mirë ekonomike, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka deklaruar më 2019-tën, kishte deklaruar afër 1 milion pasuri të paluajtshme (shtëpi, banesa, tokë), mbi 71 mijë euro para të ruajtura, një veturë në vlerë 8 mijë euro, por jo vetëm.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!