×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj dhe Berisha ndërmjetësojnë në faljen e gjakut mes dy familjeve në Istog

    Reporteri
    10 Shtator 2021 | 22:31

    Ramush Haradinaj dhe Bekë Bëerisha ishin ndërmjetësues në pajtimin e gjaqeve mes familjes Arifaj nga Muzhevina e Istogut dhe asaj Musolli nga Gurrakoci.


    “Sot, me ndermjetësimin tim, kryetarit Ramush Haradinaj dhe shumë dashamirëve, familja Arifaj nga Muzhevina e Istogut ia fali gjakun familjes Musolli nga Gurrakoci”, ka shkruar Bekë Berisha në Facebook.

    “Të gjithë së bashku duhet të angazhohemi, që të mos kemi familje në hasmëri. Në kohëra të vështira dhe në ato të mira, harmonia ndërfetare duhet të na mbajë të bashkuar, sepse jemi vëllezër nga besa e gjaku!”, ka përfunduar kandidati i Komunës së Istogut nga radhët e AAK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!