×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: E keqja ka përfunduar, Mogherinit iu mor nga dora dialogu

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 14:54

    Kryeministri i Kosovës, ka folur edhe një herë për Samitin e Berlinit.


    Haradinaj është shprehur se ky samit rezultoi jashtëzakonisht i suksesshëm pasi procesi i dialogut u zhvendos nga duart e Federica Mogherinit tek kancelarja gjermane Merkel, shkruan Reporteri.net.

    “Samiti i Berlinit është një ngjarje shumë e dobishme dhe e suksesshme për Kosovën sepse procesi i dialogut i është marrë Mogherinit, tek e cila ka pasë rrezik që Kosovës me i ardhë e keqja edhe përfshirë ndarjen Kosovës”, është shprehur ndër të tjera Haradinaj.

    Hradinaj ka thënë se tashmë gjithçka ka marrë fund dhe se ndarja e Kosovës është ndaluar. Ai ka thënë se tani gjërat në dorë i ka kancelarja gjermane Merkel.

    “Kushdo që ka besuar që duke e nda Kosovën, arrihet një marrëveshje Kosovë-Serbi, e kanë pas e ai projekt është përmbyllë. Marrja e dialogut prej Mogherinit tek Merkeli që ka qëndrim të qartë kundër korrigjimit të kufijve. Mund të jemi më të qetë. Duhet të jemi vigjilent, sepse kuzhinat vazhdojnë me gatu, por duhet të jemi të qetë” , ka shtuar kreu i qeverisë”, u shpreh ndër të tjera Haradinaj./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!