×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj e konfirmon: Me Merkelin takohem më 6 qershor në Berlin

    Reporteri
    22 Maj 2019 | 21:06

    Kryeministri Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se ai do të takohet në Berlin me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, në fillim të muajit të ardhshëm.


    “Kemi konfirmim prej zyrës së kancelares Merkel për takim pune, ashtu siç keni raportuar, më datë 6 qershor, ora 11”, ka thënë Haradinaj në T7.

    “Është takim i imi me kancelaren, por kancelarja mund të shoqërohet nga ndonjë koleg, edhe unë nga nja dy kolegë”, është shprehur ai.

    Haradinaj ka vlerësuar se takimi i tij me Merkelin përbën “moment të rëndësishëm për Kosovën”.

    Komunikimi Gjermani-Kosovë është mjaft serioz tani, ka vlerësuar shefi i ekzekutivit kosovar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!