×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj e konfirmon se Kurti e ka marrëveshjen në tavolinë: I diskutuam që nga preambula dhe të gjitha nenet

    Reporteri
    21 Tetor 2022 | 13:21

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar pas takimit që zhvilloi me Kryeministrin Albin Kurti, me ftesën e këtij të fundit.

    Haradinaj tha se temë diskutimi ishte marrëveshja finale me Serbinë, e fokusuar në njohje reciproke, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Ai tha se ky takim ishte përmbajtësor.

    “Sapo e përfunduam një takim me kryeministrin Kurti. Tema ishte marrëveshja finale me Serbinë, pra marrëveshja për njohje reciproke. E diskutuam procesin, e diskutuam marrëveshjen vetë, i diskutuam sfidat që i ka Kosova në këtë proces, pra ishte një takim me përmbajtje”, deklaroi kreu i AAK’së para gazetarëve.

    Haradinaj theksoi se në takim u diskutua për të gjitha nenet e marrëveshjes dhe preambulën. Megjithatë, ai tha se marrëveshja duhet ta ketë edhe vulën e Amerikës.

    “Në diskutim për krejt nenet e marrëveshjes, për preambulën, kemi provu me dhanë kontributin tonë si Aleancë, në mënyrë që Kosova edhe në këtë proces të arrijë sukses. Besoj që duhet të vazhdojmë më tutje bashkë me aleatët tonë, në këtë rast me Amerikën dhe me aleatët evropianë. Ky proces duhet ta ketë edhe vulën e Amerikës, jo vetëm përkrahjen. E duhur do të ishte që të ndodh në Washington.” /Reporteri.net/.

    Merrni lajmet më të fundit në telefonin tuaj mobil, në Viber!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!