×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj ‘e sponsorizon’ reagimin e tij të fundit ndaj kryeministrit Hoti

    Reporteri
    24 Tetor 2020 | 20:43

    Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka sponosorizuar në rrjetin social Facebook, postimin e tij ku i reagon kryeministrit, Avdullah Hoti, për shuarjen e Task-Forcës kundër korrupsionit.


    “Bashkpartiakët tuaj edhe mund t’ju tolerojnë, por, ky është qëndrimi i shtetit aleat që është vendimmarrës për liberalizim të vizave RH”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Ky reagim i tij erdhi pas përplasjeve mes partnerëve në koalicion.

    Haradinaj, sot përmes Facebook-ut tha se shuarja e Task-Forcës shkakton pasiguri juridike.

    Ndër të tjera Haradinaj akuzoi Hotin për përfshirje në drejtësi, derisa tha se politika nuk duhet të përzihet asnjëherë në drejtësi.

    E nën anën tjetër, në reagimin e tij Hoti ia ka bërë me dije Haradinajt se që nga fillimi kjo qeveri ka patur për qëllim fuqizimin e shtetit ligjor.

    Përplasja mes Haradinajt e Hotit vjen vetëm një ditë pasi koalicioni qeverisës zhvilluan takim në objektin e Kuvendit të Kosovës. Detajet nga takimi ishin të pakta, derisa u tha se u diskutua për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike dhe atë për Buxhet.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!