×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Ende nuk kam marrë shkresë zyrtare për shkarkimin e Çekut

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 12:51

    Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se ende nuk e ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Mbrojtjes, Agim Çekun.


    Ai ka bërë të ditur se është duke e pritur një shkresë zyrtare nga Kryeparlamentari Kadri Veseli për të ndërmarrë një hap të tillë, transmeton Klan Kosova.
    “Sa i përket Samitit të Parisit, nëse përgatitjet shkojnë mirë, me siguri se do të mbahet. Por nëse nuk janë kryer përgatitjen takimi mund të shtyhet. Në Kosovë është gjendja mirë në mes institucioneve dhe në mes atyre që punojnë. Kemi koordinim të mjaftueshëm. Kosova ka qëndrimin e vet për tema dhe mendoj se nuk jemi keq”.

    “Sa i përket vendimeve të Kryetarit Veseli, po sot kam liruar nga detyra ministrin Beqaj, e kam falënderuar për bashkëpunim sepse ai vet e solli dorëheqjen. Ende nuk e kam liruar zëvendësministrin Çeku, po pres një shkresë zyrtare nga kryetari Veseli”.

    “Deri më tash janë ndërruar gjashtë ministra, po ashtu i kam liruar dy zëvendësministra të Aleancës. Disa janë vendime politike e disa kanë të bëjnë me mohimin e krimit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!