×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj për planin e Qeverisë Kurti: Është një program anemik njerëzit s’e kanë pritur të tillë

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 20:50

    Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj e ka kritikuar planin e qeverisjes së qeverisë së Albin Kurtit.


    Ai ka thënë se program qeverisës është anemik.

    Sipas tij, qytetarët nuk e kanë pritur një program të tillë, shkruan Reporteri.net.

    “ Përderisa ka qenë në opozitë premtimet kanë qenë tepër të mëdha. Pritjet kanë qenë të mëdha. Nga cka pamë nuk ofron diçka serioze. Më shumë duket një përshkrim i gjendjes, por jo diçka konkrete. Askund nuk jep afate se kur do të ndodhin. Nëse e sheh në tërësi është i thatë, një program anemik, i pa gjak. Fatkeqësisht nuk është ajo çka njerëzit në Kosovë e kanë pritur”, tha Haradinaj në Debat Plus të RTV Dukagjinit.

    Kujtojmë se sot është publikuar planprogrami i plotë i Qeverisë Kurti për katër vjetët e ardhshme. 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!