×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj merr vendim për kompensim financiar për familjarët e policëve të vrarë në detyrë

    Reporteri
    29 Janar 2020 | 13:30

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, gjatë ditës ka vizituar dy policët që mbetën të plagosur  gjatë një aksioni policor në Zhur të Prizrenit.


    Nga aty Haradinaj ka njoftuar  se në mbledhjen e sotme të Qeverisë do të vendoset që krahas pensionit, familjeve të policëve të vrarë t’iu jepet edhe një shumë si ndihmesë.

    “Është një lajm i dhimbshëm si për familjen ashtu edhe për të tjerët. Sot kam qenë edhe me drejtorin e policisë, Rashit Qalaj. Do ta përcjellim gjendjen me kujdes. Është një kërkesë shumë e drejtë për Ligjin për sigurime shëndetësore dhe pensionimin e parakohshëm. Janë në proces, jemi në pritje të formimit që Qeverisë për me i dërgu.  Sot do të marrim vendim që policëve të rënë në detyrë krahas pensionit të ndajmë edhe një shumë për familjet”, ka thënë Haradinaj, shkruan Reporteri.net

    Ndryshe, njëri nga policët e plagosur po dyshohet se ka humbur shikimin nga shpërthimi i bombës./Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!