×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Fehmi Agani i dha qartësi vizionit tonë për shtet sovran

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 15:30

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në 20 vjetorin e vrasjes së Fehmi Aganit, ka thënë se ai me mendim të guximshëm dhe veprimtari atdhetare i dha qartësi vizionit tonë për shtet sovran.


    Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, tha se Agani me dijen e thellë dhe urtësinë që e shquante, u shndërrua në promotor të unitetit dhe bashkërendimit të përpjekjeve për liri.

    Postimi i Haradinajt:

    “Fehmi Agani, me mendim të guximshëm dhe veprimtari atdhetare i dha qartësi vizionit tonë për shtet sovran. Në 20-vjetorin e vrasjes, kujtojmë njeriun, i cili me dijen e thellë dhe urtësinë që e shquante, u shndërrua në promotor të unitetit dhe bashkërendimit të përpjekjeve për liri. Lavdi jetës dhe veprës së veprimtarit dhe akademikut Fehmi Agani”, ka shkruar Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!