×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj flet për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi: Nuk lejoj kufiri të mbetet në Savinovod

    Reporteri
    06 Gusht 2020 | 9:01

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndërsa ka folur për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi, ka thënë se Kosova kurrë s’ka me mundur me qit gurin në Kuqishtë.


    Ai ka thënë se Mali i Zi është i gatshëm të bisedojë për këtë temë, por se momentalisht nuk është momenti pasi ky shtet së shpejti do të mabjë zgjedhjet.

    “Punoj me u përmbyll dhe ka me u përmbyll me ndihmën e të gjithëve, sepse banorët nuk lejojnë që kufiri me mbet në Savindovod dhe as unë nuk lejoi”, ka thënë Haradinaj sot në TV Dukagjini.

    Kujtojmë se për korrigjimin e këtij kufiri janë mbajtur disa protesta, ku Haradinaj ishte më i zëshmi duke thënë se kufiri është në Çakorr. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!