×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj i fton shqiptarët e diasporës në “Alba Festival”

    Reporteri
    25 Qershor 2019 | 17:15

    Më datë 29 dhe 30 qershor do të zërë vend festivali ‘Alba Festival’ në Cyrih të Zvicrës.


    Ky festival mbledh artistët më të njohur shqiptarë në botë e në mesin e tyre edhe yllin kosovar të muzikës, Rita Ora.

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një statusi në Facebook ka thënë se ky festival shpalosë vlerat shqiptare dhe u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në Evropë që të mbështesin dhe përkrahin këtë ngjarje të madhe.

    Statusi i tij i plotë:

    Diaspora jonë ka qenë çdoherë mbrojtëse dhe promovuese e vlerave kulturore dhe trashëgimisë shqiptare kudo në botë.

    Këto vlera unike po i shfaqin në skenat botërore vajzat dhe djemtë tanë, që asnjëherë nuk harruan origjinën e tyre.

    Në përkrahje të organizimeve të tilla masive, u bëj thirrje shqiptarëve që jetojnë e punojnë në vendet europiane, që ta mbështesin me pjesëmarrje ngjarjen më të madhe “Alb Festival”, që shpalosë vlerat tona në Cyrih të Zvicrës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!