×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj i gëzohet vrasjes së terroristit Abu Bakr al-Baghdadi

    Reporteri
    28 Tetor 2019 | 11:56

    Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si moment historik drejt fitores kundër ISIS-it, vrasjen e liderit të kësaj organizate terroriste.


    Ai ka theksuar se Kosova do të mbetet partner i besueshëm dhe i palëkundur në luftën kundër terrorizmit, shkruan Reporteri.net

    “Operacioni i Ushtrisë Amerikane për vrasjen e e udhëheqësit të grupit militant të Shtetit Islamik (ISIS) Abu Bakr al-Baghdadi është moment historik drejt fitores ndaj ISIS dhe terrorizmit. Kosova do të mbetet partner i besueshëm dhe qëndron e paluhatur në rreshtin e Koalicionit Global Kundër Terrorizmit, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Haradinaj.

    Ndërkohë, edhe për presidentin Thaçi vrasja e al-Baghdadit ishte lajm i mirë, pasi dje reagoi edhe ai duke e cilësuar si fitore ndaj terrorizmit.

    Ndryshe, Presidenti Trump ka qenë ai që ka dhënë lajmin për vrasjen e liderit të ISIS, duke thënë se kjo u bë falë një operacioni të ushtrisë amerikane./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!